Granit Xhaka arrin në Angli për teste mjekësore me Sunderlandin

Granit Xhaka arrin në Angli për teste mjekësore me Sunderlandin

Sport July 29, 2025 - 10:15

Granit Xhaka zyrtarisht ka mbërritur në Angli të hënën mbrëma, ndërsa përgatitet të përfundojë një transferim befasues te Sunderlandi i sapongjitur në Ligën Premier.

Mesfushori 32-vjeçar do të nënshkruajë një kontratë tre-vjeçare me “Macet e Zeza” pasi t’u nënshtrohet vizitave mjekësore ditën e sotme (e martë).

Ylli shqiptar ka mbërritur të hënën mbrëma në Londër dhe tashmë janë publikuar videot që e konfirmojnë këtë gjë.

Xhaka, i shoqëruar nga agjenti i tij Jose Noguera dhe babai Ragip Xhaka, mbërriti ndërsa detajet e fundit të marrëveshjes po përfundojnë.

Sunderlandi ka arritur një sukses të madh duke rënë dakord për një marrëveshje prej 20 milionë eurosh me Bayer Leverkusen për reprezentuesin zviceran. /Telegrafi

\