Gresa Bakraqi fiton edhe të bronztën pas medaljes së argjendtë në Evropian

Gresa Bakraqi fiton edhe të bronztën pas medaljes së argjendtë në Evropian

Sport July 28, 2025 - 19:40

Atletja kosovare Gresa Bakraqi ka arritur të fitojë edhe medaljen e bronztë në disiplinën e 5000 metrave në Kampionatin Ballkanik. 

Në garën që po mbahet në Volos të Greqisë paraprakisht ajo ka fituar medaljen e argjendtë në garën e 3000 metrave. 

"Gresa ka shkëlqyer sërish në Kampionatin Ballkanik në Volos , duke përfunduar garën 5000 metra me kohën 16:50.24 – rekord i ri shtetëror", ka shkruar Federata e Atletikës e Kosovës. "Urime të përzemërta për Gresën nga Kryetari Halil Sylejmani dhe i gjithë komuniteti sportiv i atletikës për këto suksese të jashtëzakonshme që po i sjell vendit tonë". 

\