Arrihet marrëveshja, Xhaka kthehet në Premierligë

Arrihet marrëveshja, Xhaka kthehet në Premierligë

Sport July 28, 2025 - 13:13

Granit Xhaka do të kthehet në Premierligë, marrëveshja e finalizuar mes të gjitha palëve.

Bayer Leverkusen ka dhënë dritën e gjelbër – Granit Xhaka do të transferohet te Sunderland.

Sipas gazetarit Fabrizio Romano Xhaka do të transferohet të Sunderland për 20 milionë euro me kontratë deri në verën e vitit 2027.

Xhaka pritet të udhëtojë sot për të përfunduar testet mjekësore dhe firmosur kontratën e re me skuadrën nga Premierliga.

Një tjetër nënshkrim ambicioz nga Sunderland

Pas një sezoni të fortë në Bundesligë me Bayer Leverkusenin, ku udhëhoqi mesfushën me pjekuri dhe intensitet, Xhaka, ish-kapiten i Arsenalit dhe lider i Zvicrës, tani do të jetë pjesë e një projekti të ri ambicioz në Angli.

Çfarë do të sjellë Xhaka te Sunderland?

Përvojë ndërkombëtare në Premier League dhe Bundesliga, si dhe do të jetë lider teknik dhe emocional në mesfushë.

Po ashtu ai do të shtojë stabilitet dhe kreativitet në mesfushë. /Express

\