
Anglia sërish kampione e Evropës
Anglia e ka mbrojtur titullin e kampiones në Evropë, pasi që në finale mundi Spanjën pas penalltive me rezultat 3-1 pasi që koha e rregullt dhe loja në vazhdime u mbyll baras 1-1, ndeshje që u zhvillua të dielën në Basel të Zvicrës.
Kampionati Evropian i futbollit për femra erdhi në fund të rrugës, me Anglinë që ngjitët sërish në majat e Evropës.
Dueli mes Anglisë dhe Spanjës, ka prodhuar një sfidë tejet interesante, edhe pse u shënuan vetëm dy gola.
Skuadra spanjolle përmes mesfushores së Arsenalit, në minutën e 25-të shënoi kalojë në avantazh prej 1-0, rezultat më të cilin u mbyll pjesa e parë.
Lojë dinamike u zhvillua edhe në pjesëlojën e dytë. skuadra anglez në minutën e 5-të me anë të Russo barazoi shifrat në 1-1, rezultat më të cilin u mbyll koha e rregullt.
As loja shtesë dy herë nga 15-të minuta nuk prodhoi asnjë gol.
Kështu që në ekzekutimin penalltive më e mirë doli të jetë Anglia e cila përfundimisht mundi Spanjën, me rezultat 3-1, duke festuar për të dytën herë radhazi trofeun e më të mirit në Evropë./rtk