
E kryer, Luis Diaz kalon te Bayern Munich – detajet e marrëveshjes mes klubeve
Bayern Munich ka arritur marrëveshje me Liverpoolin për transferimin e Luis Diaz në vlerë prej 75 milionë euro, raporton David Ornstein nga The Athletic.
Sulmuesi kolumbian, i cili aktualisht ndodhet me Liverpoolin në turneun parasezonal, është lejuar të udhëtojë pasi transferimi pritet të përfundojë brenda 24 orëve të ardhshme.
Bisedimet kanë arritur një pikë kthese gjatë fundjavës, pasi Liverpool kishte refuzuar më parë një ofertë prej 67.5 milionë eurosh. Vetë lojtari ka treguar qartë se dëshiron të largohet nga “Anfield”, duke arritur marrëveshje për një kontratë 4+1 vjet me klubin gjerman.
Luis Diaz shënoi 13 gola në kampionat sezonin e kaluar, në një edicion ku Liverpool e fitoi titullin kampion të Ligën Premier.
Bayern Munich e sheh 27-vjeçarin si një sulmues të gjithanshëm, pas disa përpjekjeve të dështuara për objektiva të tjerë gjatë kësaj vere.
Në anën tjetër, Liverpool tashmë ka siguruar shërbimet e Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt, dhe mbetet i interesuar për sulmuesin e Newcastle, Alexander Isak.
E ardhmja e Darwin Nunez dhe Harvey Elliott gjithashtu është në dyshim, me mundësi largimi nga skuadra.