
Gyokeres nënshkruan me Arsenalin
Sport
July 26, 2025 - 19:47
Arsenali ka bërë një tjetër lëvizje të madhe në merkato.
Sipas Fabrizio Romano, Viktor Gyökeres ka nënshkruar kontratën si lojtari më i ri i “Topçinjve”, duke finalizuar gjithçka pas testeve mjekësore të kryera sot. Zyrtarizimi nga klubi pritet të vijë shumë shpejt, ndërsa gjithçka është tashmë e vulosur.
Sulmuesi suedez, i cili ka shkëlqyer me Sporting Lisbonën, pritet të mbajë fanellën me numrin 14 – një numër me peshë të veçantë në “Emirates”, që dikur e mbante Thierry Henry.
Për Arsenalin, kjo është një goditje që pritet të forcojë repartin ofensiv në një sezon ku synimet janë të mëdha.