Prishtina barazon në udhëtim te Larne

Prishtina barazon në udhëtim te Larne

Sport July 24, 2025 - 22:56

Prishtina ka marrë një rezultat pozitiv në udhëtim te Larne në kuadër të përballjes së parë në kualifikime për në fazën e ligës së Ligës së Konferencës, pasi barazuan pa gola.

Klubi kosovar barazoi pa gola, duke mbetur i kënaqur nga ky rezultat, pasi ndeshjen e kthimit e zhvillon në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Skuadra kosovare e nisi shumë mirë ndeshje, duke rrezikuar portën e vendasve në disa raste.

Pas 12 minutash lojë, Prishtina e ka pasur mundësinë më të mirë për të shënuar ndaj Larnes së Irlandës së Veriut.

Pas harkimit të Valmir Veliut nga e majta, Rohan Ferguson e priti tentimin me kokë të Blend Baftiut.

Gjuajtja ishte qendrore dhe portieri i skuadrës irlandeze e priti pa telashe gjuajtjen e Baftiut.

Prishtina vazhdoi të kërkonte golin e epërsisë, mirëpo mbrojta kundërshtare ishte e ngjeshur.

Në 45 minutat e dytë ishte një pamje tjetër, pasi dy skuadrat nuk është se ofruan shumë, përkundër rasteve të mira që kishin.

Në pjesën më të madhe të ndeshjes, më shumë kishte pasime të gabuara, se raste për të shënuar gol, por që Prishtina ia foli të largohej me paraqitje shumë pozitive.

Prishtina synon triumfin në ndeshjen kthyese, për të kaluar tutje në Ligën e Konferencës.