
Zyrtare: Hugo Ekitike transferohet në Liverpool
Sport
July 23, 2025 - 22:06
Liverpool ka përfunduar me sukses transferimin e sulmuesit francez Hugo Ekitike nga Eintracht Frankfurt.
Ekitike sipas medieve britanike, i bashkohet kampionëve në fuqi të Anglisë për shifrën 79 milionë paund.
21-vjeçari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare me “The Reds”.
Siç raportohet, klubi nga ‘Anfield’ do të paguajë 69 milionë paund në formë të menjëhershme, ndërsa 10 milionë të tjera janë të lidhura me bonuse dhe paraqitje.
Ky transferim konsiderohet si një goditje e rëndësishme në afatin kalimtar të kësaj verë për Liverpool-in, që kërkon të ndërtojë një skuadër të denjë për edicionin e ri të garave.