Çalhanoglu flet për të ardhmen e tij tek Interi

Çalhanoglu flet për të ardhmen e tij tek Interi

Sport July 23, 2025 - 15:41

Hakan Çalhanoglu ka folur për të ardhmen e tij tek Interi.

Mesfushori ka konfirmuar se është i lumtur tek Interi dhe se dëshiron të qëndrojë akoma.

“Jam i lumtur tek Interi dhe gjithmonë kam thënë se dua të qëndroj. Jam gati të rifilloj këtu”, u shpreh ai.

“Më ka munguar Interi, qëllimi im është të fitoj tituj këtu në klub. Gjithçka është sqaruar me Lautaron, jemi të lumtur, gati të shkojmë përsëri së bashku”, vazhdoi tutje.

Çalhanoglu ka kontratë të vlefshme me Nerazzurrët deri më 30 qershor të vitit 2027. /Zëri