
Tifozat Kuq e Zi reagojnë pas dënimit të madh ndaj FSHF-së për ndeshjen me Serbinë
Tifozat Kuq e Zi (TKZ) kanë reaguar menjëherë pas dënimit që iu shqiptua Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) shkaku i ndeshjes ndaj Serbisë në kuadër të kualifikuese për Kupën e Botës 2026.
Shqipëria ishte nikoqire e Serbisë më 7 qershor në “Air Albania”, me ndeshjen e vlefshme për Grupin K, e cila përfundoi me barazim 0-0. Por, kjo ndeshje ka bërë që FSHF-ja të dënohet nga FIFA “për shkak të sjelljeve të përsëritura të papërshtatshme dhe diskriminuese të një pjese të tifozëve shqiptarë”.
FSHF-ja është dënuar me gjobë prej 161.500 frangash zvicerane dhe detyrimin që ndeshja e radhës në shtëpi ndaj Letonisë të luhet me të paktën 20% të kapacitetit të stadiumit të mbyllur për publikun.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Tifozave Kuq e Zi, të cilët kanë kritikuar FSHF-në, duke i treguar se sa ishin ata në tribuna, por edhe tifozëritë e tjera të organizuara, asnjëherë nuk ka pasur një gjobë kaq të madh.
Postimi pa ndërhyrje i TKZ-së:
Një herë vendosen ta eliminojnë TKZ-në nga shpërndarja e biletave dhe ja rezultati: 161.000 euro dënim. Ky dënim kaq i madh në vlerë monetare nuk ka ndodhur asnjëherë, as kur të gjitha tifogrupet kanë qenë në stadium prezent.
Ky është “menaxhimi i kontrolluar” i biletave nga ana e FSHF-së. Kjo është pasqyra e vërtetë e politikës ndaj tifozëve të saj besnikë.