Leonard Foniqi, talenti i ri që ëndërron të luajë një ditë për Kombëtaren e Kosovës

Leonard Foniqi, talenti i ri që ëndërron të luajë një ditë për Kombëtaren e Kosovës

Sport July 23, 2025 - 13:05

Leonard Foniqi është një ndër talentët më premtues për të ardhmen e futbollit gjerman dhe jo vetëm.

Foniqi, i cili është lindur në Llazicë të Malishevës, mirëpo që jeton në Gjermani, luan në pozitën e mesfushorit ofensiv dhe sulmues.

Image

Talenti 16-vjeçar aktualisht është duke luajtur për ekipin e SG 99 Andernach Rheinlandliga.

Foniqi që nga mosha shumë i vogël ka filluar me trajnime futbolli në Kosovë teksa po ashtu ka vazhduar menjëherë edhe në Gjermani me futboll.

Image

Deri më tani, Foniqi është ndarë i kënaqur me të arriturat e tij në futboll, mirëpo ai është shprehur se ëndrra e tij më e madhe është që në të ardhmen të luajë për Kombëtaren e Kosovës dhe të jetë një nga emrat e mëdhenj të futbollit që ta bëjë krenare Kosovën me përformancat e tij. /Zëri

Image

 

Image