
Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë sërish në Ligën e Konferencës, kësaj radhe në Maltë
Sport
July 23, 2025 - 11:17
UEFA delegon sërish Visar Kastratin si gjyqtar kryesor në një ndeshje.
Kësaj here, Kastratit i është besuar detyra për të ndarë drejtësinë në ndeshjen Hibernians – Spartak Trnava, në kuadër të raundit të dytë të garës UEFA Conference League.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin Tony Bezzina në Paola të Maltës, ku Kastratin do ta asistojnë Besnik Morina dhe Granit Hyseni.
Gjyqtar i katërt do të jetë Alban Shala.
Kjo ndeshje do të luhet të enjten, më 24 korrik, me fillim në orën 18:00.