
Fabrizio Romano konfirmon transferimin e Gyokeres tek Arsenali
Arsenal ka finalizuar marrëveshjen me Sporting Lisbonën për transferimin e sulmuesit Viktor Gyokeres, sipas Fabrizio Romanos.
‘Topçinjtë’ kanë qenë të dëshpëruar për të shtuar një sulmues të ri në skuadër gjatë gjithë verës dhe kanë qenë në bisedime intensive si me Sportingun, ashtu edhe me Leipzig për Viktor Gyokeres dhe Benjamin Sesko.
Por tashmë, klubi londinez ka avancuar në negociatat për sulmuesin suedez dhe ka arritur marrëveshje për ta sjellë atë në ‘Emirates Stadium’.
Gyokeres ka shënuar plot 97 gola në 102 ndeshje për gjigantët portugezë në dy vitet e fundit, por është i vendosur të largohet pas një konflikti publik me bordin drejtues.
Bisedimet me klubin nga Lisbona kanë zgjatur për një kohë të gjatë, pasi ata kërkonin 80 milionë euro përfshirë bonuset, ndërkohë që Arsenal këmbëngulte për një çmim më të ulët, duke u bazuar në pretendimin e agjentit të lojtarit se ekzistonte një marrëveshje që lojtari mund të largohej për 51 milionë plus 8 milionë në bonuse.
Sidoqoftë, është gjetur një kompromis mes palëve. Marrëveshja do të jetë me vlerë 63.5 milionë euro plus 10 milionë euro bonuse, me agjentin e Gyokeres që ka pranuar të ulë komisionin e tij.
Arsenal tashmë ka përfunduar transferimet e Kepa Arrizabalaga, Christian Norgaard dhe Martin Zubimendi, ndërsa ka arritur marrëveshje edhe për Noni Madueke nga Chelsea dhe Christian Mosquera nga Valencia.
ë BREAKING: Viktor Gyökeres to Arsenal, here we go! Verbal agreement in place between all parties involved.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) July 22, 2025
Sporting accept last bid from Arsenal for €63.5m plus €10m, agent will reduce his commission.
Gyökeres will sign five year deal at #AFC. He ONLY wanted Arsenal. ë pic.twitter.com/qAmrTn7Eax