
Partizani i Tiranës eliminohet nga Liga e Konferencës pas vazhdimeve
Sport
July 17, 2025 - 23:24
Partizani i Tiranës e ka mbyllur qysh në raundin e parë aventurën në kualifikimet për Ligën e Konferencës.
Skuadra shqiptare u eliminua nga ekipi estonez, Kalju, duke u mposhtur 0:1 në “Air Albania”.
Ndeshja e parë u mbyll me rezultat të barabartë, e njëjtë u mbyllën edhe këtu 90 minutat e kohës së rregullt.
Por në vazhdime, Ivanov shënoi në minutën e 104, duke ia siguruar kualifikimin tutje ekipit estonez.