Formacionet zyrtare: Prishtina – Sheriff

Formacionet zyrtare: Prishtina – Sheriff

Sport July 17, 2025 - 19:23

Prishtina luan ndeshjen kthyese ndaj Sheriffit në kuadër të xhiros së parë të eliminatoreve në Ligën e Evropës.

Trajneri Arsim Thaçi ka bërë një ndryshim në formacionin e Prishtinës krahasuar me ndeshjen e parë ndaj Sheriff Tiraspolit, ku skuadra nga Moldavia fitoi bindshëm me rezultatin 4-0.

Këtë herë, Ardian Limani është rikthyer në qendër të mbrojtjes, duke zëvendësuar Leonat Vitijën, ndërsa në mesfushë ka startuar për herë të parë Gjelbrim Taipi.

Porta do të ruhet nga Agron Kolaj, ndërsa mbrojtja përbëhet nga Ramiz Bytyqi, Ardian Limani, Philippe Boueye, Ron Raçi dhe Ardian Muja.

Në mesfushë pozicionohen Hamdi Namani dhe Gjelbrim Taipi, ndërkohë që në vijën ofensive startojnë Blend Baftiu, Leontrim Kryeziu dhe Valmir Veliu.

Në anën tjetër, te Sheriffi titullar është sulmuesi shqiptar Amarildo Gjoni, i cili vazhdon të jetë pjesë e rëndësishme e repartit ofensiv.

Prishtina:

Image

Sheriff:

Image