“Nga FC Porto te Prishtina”, Luis Mota zyrtarizohet nga klubi më i madh kosovar

“Nga FC Porto te Prishtina”, Luis Mota zyrtarizohet nga klubi më i madh kosovar

Sport July 17, 2025 - 11:37

Prishtina ka njoftuar zyrtarisht transferimin e sulmuesit portugez, Luis Mota, i cili vjen nga Porto.

Klubi kryeqytetas ka vazhduar me përforcime para nisjes së edicionit të ri në Superligën e Kosovës.

I fundit që i është bashkuar bardhekaltërve është portugezi, Mota, i cili ka luajtur për Porto B dhe Belenses.

“Luis Mota, është përforcimi ynë më i ri që i bashkohet ekipit për sezonin e ri”.

“Mota është sulmues portugez, 21 vjeçar me përvojë në strukturat e klubit FC Porto (B), dhe sjell cilësi teknike, shpejtësi si dhe instinkt goli që pritet ta ndihmoj skuadrën tonë në fazën ofensive. Mota poashtu ka qenë pjesë e skuadrës së Beleneses”.

“Ky transferim tregon ambiciet e FC Prishtinës për të ndërtuar një skuadër konkurruese jo vetëm në nivel vendor, por edhe në garat ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e Prishtinës.

Pas prezantimit ka folur edhe Mota, i cili ka deklaruar se ndihet i lumtur me këtë transferim.

“Jam shumë i lumtur për këtë transferim dhe mundësinë që ta përfaqësoj një klub të madh si Prishtina, falënderoj udhëheqësin e klubit për besimin që ma kanë dhënë dhe jam i bindur që së bashku do të arrijmë suksese”, ka thënë Mota për faqen zyrtare të klubit.

Image

Image