
Arbin Zejnullai zyrtarizohet te Shkëndija
Sport
July 17, 2025 - 10:43
Mesfushori kreativ tetovar, Arbin Zejnullai, pas një periudhe brilante në kampionatin shqiptar me fanellën e Egnatias, rikthehet në Tetovë për të veshur sërish fanellën kuqezi të KF Shkëndija.
Pas 5 trofesh të fituar, duke përfshirë dy tituj kampion radhazi, Zejnullai vendosi të mbyllë me sukses një kapitull të rëndësishëm në Rogozhinë, duke lënë gjurmë si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës.
Tani, me më shumë përvojë, pjekuri dhe uri për sukses, Arbin Zejnullai është gati të japë gjithçka për Shkëndijën, klubin ku nisi rrugëtimin si profesionist.