
Malisheva përballet me Vikingurin në Islandë, ëndërrohen përmbysja dhe kualifikimi
Malisheva do të zbresë sonte në fushë për ta zhvilluar ndeshjen e kthimit të rundit të parë në Ligën e Konferencës, ku përballet me Vikingur Reykjavikun.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Isufi e humbi ndeshjen e parë në Prishtinë me rezultat minimal 0-1.
Megjithatë, shpresat për kualifikim nuk janë shuar, pasi bardhekaltrit kanë udhëtuar drejt Islandës me besim në një përmbysje të madhe.
Malisheva synon të bëjë një paraqitje të fortë dhe të sigurojë një rezultat që do ta çonte në raundin tjetër të garës evropiane.
Futbollistët kosovarë janë të motivuar dhe besojnë se mund të shkruajnë histori në debutimin e tyre evropian.
Dueli mes Vikingur Reykjavik dhe Malishevës do të luhet në stadiumin “Vikingsvollur” me fillim nga ora 20:45.
Në rast fitoreje, Malisheva do të siguronte kualifikimin në raundin e dytë të Ligës së Konferencës, një sukses i madh për klubin. /Telegrafi