Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamalit

Njoftim special nga Barcelona për rinovimin e kontratës së Yamalit

Sport July 16, 2025 - 19:14

Barcelona ka njoftuar zyrtarisht rinovimin e kontratës së talentit të ri, Lamine Yamal, duke e lidhur atë me klubin deri më 30 qershor 2031.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social X nga llogaria zyrtare e klubit Barcelonës.Lojtari 17-vjeçar, i cili u shqua si një nga yjet e Euro 2024 me Spanjën, ka treguar një rritje të jashtëzakonshme në karrierën e tij që nga debutimi me ekipin e parë të Barcelonës.Rinovimi i kontratës, i nënshkruar të martën në prani të presidentit Joan Laporta, zëvendëspresidentit Rafa Yusta dhe drejtorit sportiv Anderson Luís de Souza “Deco”, thekson klubi balugranas.

Ky rinovim vjen në një moment kritik për Barcelonën, e cila po përpiqet të rimëkëmbet financiarisht dhe sportivisht pas viteve të vështira.

Yamal, i cili tashmë konsiderohet një nga lojtarët më premtues të La Masias, ka marrë fanellën ikonike me numër 10 në sezonin e ardhshëm.

Klubi ka planifikuar një ceremoni publike për të shënuar këtë marrëveshje, duke e konsideruar atë si një simbol të rilindjes së projektit blaugrana.