25 vjet më parë Florentino Perez u bë president i Real Madridit, i fitoi 37 trofe

25 vjet më parë Florentino Perez u bë president i Real Madridit, i fitoi 37 trofe

Sport July 16, 2025 - 15:42

Është sot, e mërkurë 16 korrik 2025, 25-vjetori i nominimit të parë të Florentino Perezit si president i Real Madridit.

Një president që e ka ndryshuar historinë jo vetëm të klubit, por të krejt futbollit në vitet e 2000-ta, duke e rikthyer Madridin një tokë të dominimit dhe të trofeve.

Klubi madrilen e ka publikuar sot suksesin e arritur nga ai që konsiderohet si presidenti më i suksesshëm në histori të futbollit, shkruan “Gazeta Express”.

37 trofe të fituar (66 nëse i konsiderojmë edhe ato të skuadrës së Realit në basketboll), është një shifër e jashtëzakonshme.

“Më 16 korrik 2000, aksionarët e Real Madridit e emëruan Florentino Perezin si president të klubit. Nën drejtimin e tij, Real Madridi i ka fituar 66 trofe, prej tyre 37 në futboll (7 Liga të Kampionëve, 7 Kupa të Botës për Klube, 6 Superkupa të Evropës, 7 La Liga spanjolle, 3 Copa del Rey dhe 7 Superkupa të Spanjës), por edhe 29 trofe në basketboll (3 Kupa të Kampionëve, 1 Kupë Interkontinentale, 9 Liga spanjolle, 7 Copa del Rey dhe 9 Superkupa të Spanjës).

Florentino Pérez e ka çuar përpara një transformim të thellë të të gjitha strukturave të Real Madridit, duke e transformuar atë në “klubin sportiv më të vlefshëm në botë”, sipas revistës prestigjioze “Forbes”.

Së fundmi nën drejtimin e tij u renovua stadiumi ikonik “Santiago Bernabeu”, ndërsa historia 123-vjeçare e klubit po vazhdon të sjell trofe e gëzime.

Real Madridi e ka fituar 6 herë Championsin vetëm në 11 vjetët e fundit.

Perez ka premtuar suksese të tjera e të reja për “Merengues”.