Zyrtare: Prishtina e Re përforcohet me Arlind Shabanin

Zyrtare: Prishtina e Re përforcohet me Arlind Shabanin

Sport July 16, 2025 - 15:07

Prishtina e Re është përforcuar me mesfushorin Arlind Shabani.

Lajmi është njoftuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në Facebook.

Në edicionin e fundit, Arlindi zhvilloi 34 paraqitje në Albi Mall Superligë dhe Kupën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në mesfushë. /Zëri

Postimi i plotë:

Mirë se vjen, Arlind Shabani!

Skuadra përforcohet me mesfushorin Arlind Shabani, 23-vjeçar, i cili i bashkohet ekipit pas një edicioni mbresëlënës me FC Ferizaj.

Në edicionin e fundit, Arlindi zhvilloi 34 paraqitje në Albi Mall Superligë dhe Kupën e Kosovës, duke qenë një nga lojtarët më të qëndrueshëm në mesfushë.

Mirë se erdhe në familjen tonë, Arlind!