
Dje u kualifikua në çerekfinale të Evropianit, sot Kosova U-20 do të përballet me Turqinë
Dardanët e rinj shënuan fitore të madhe dhe historike dje ndaj Hungarisë me rezultat 78:73 (25:17, 16:21, 19:9, 18:26).
Me këtë fitore Kosova U20 në basketboll te meshkujt u kualifikua në çerekfinale të FIBA U20 EuroBasket, Divizioni B.
Njëkohësisht është suksesi më i madh te gjeneratat e reja më tani.
Dardanët e nisën ndeshjen për mrekulli, me një seri të jashtëzakonshme 19:2, derisa më pas hungarezët u rikthyen paksa, sidoqoftë, çereku i parë përfundoi 25:17, në të mirë të Kosovës U20.
Edhe periudha e dytë u takoi hungarezëve, 16:21, për të shkuar në pushim me rezultat 41:38.
Kosova e nisi për mrekulli pjesën e dytë, përkatësisht periodën e tretë, ku u shkëput në 54:38, ndërsa shifrat pas 30 minutash në semafor ishin 60:47.
Në periudhën e fundit, u zhvillua dramë, ku pesë minuta nga fundi, Dardanët po fitonin 73:56, por një seri e Hungarisë 0:15 afroi shifrat në 73:71, por në momentet vendimtare Kosova U20 te meshkujt ruajti epërsinë dhe shënoi fitore shumë të madhe ndaj Hungarisë 78:73.
Te Kosova, Erolt Rrahmani kishte 21 pikë e 11 kërcime, ndërsa Jon Ismajli dhe Hadis Durguti shënuan nga 17, kurse Rron Dahsyla 15.
Fitorja ndaj Hungarisë ishte e treta radhazi për Kosovën, pas Suedisë dhe Shqipërisë.
Kosova sot do të luajë me Turqinë për vendin e parë në Grupin D. Kosova dhe Turqia i kanë nga tri fitore.