32 sportistë përfaqësojnë Kosovën në EYOF “Shkupi 2025”

32 sportistë përfaqësojnë Kosovën në EYOF “Shkupi 2025”

Sport July 15, 2025 - 10:54

Ekipi olimpik i të rinjve të Kosovës do të përfaqësohet në festivalin olimpik evropian për të rinj “Shkupi 2025”.

Festivali është gara më e rëndësishme e vitit për të rinj në kontinentin e Evropës, ku pjesëmarrës janë sportistë të moshës 14-18 vjeç.

EYOF-i nis më 20 korrik dhe mbahet deri më 26 të të njëjtit muaj. Krahas qytetit të Shkupit, garat mbahen edhe në Kumanovë të Maqedonisë së Veriut, ndërsa sporti i gjimnastikës zhvillohet në Osijek të Kroacisë.

Listën e përbëjnë 32 sportistë (18 vajza dhe 14 djem) të 9 sporteve të ndryshme: Atletikë, çiklizëm, gjimnastikë, xhudo, taekeondo, badminton, not, pingpong dhe shenjëtari.

Për ekipin tonë është pjesëmarrja e pestë në EYOF veror, ku deri më tani numërojmë vetëm një medalje të fituar nga atleti Muhamet Ramadani në EYOF “Baku 2015”.

Image
Image
Image