Mediumi spanjoll zbulon se me sa ndeshje mund të dënohet Luis Enrique pas gjestit të pahijshëm në finale

Mediumi spanjoll zbulon se me sa ndeshje mund të dënohet Luis Enrique pas gjestit të pahijshëm në finale

Sport July 14, 2025 - 15:41

Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, humbi qetësinë pas humbjes 3-0 ndaj Chelseat në finalen e kupës së botës për klube FIFA 2025.

Pas përfundimit të ndeshjes, ai u përfshi në një incident mes Joao Pedros dhe portierit Gianluigi Donnarumma.

Enrique reagoi në mënyrë të papritur dhe agresive, duke u përpjekur ta kapte për qafe lojtarin Joao Pedro.

Më pas, ai e shtyu Pedron përtokë, duke shkaktuar tensione të mëdha në fushë pas ndeshjes.

Veprimi i tij pritet të mos kalojë pa pasoja dhe sipas “Mundo Deportivo”, trajneri spanjoll mund të përballet me pezullim.

Raportohet se Enrique rrezikon të paktën tri ndeshje jashtë pankinës për sjelljen e tij të papërshtatshme.

FIFA pritet të shqyrtojë incidentin dhe të vendosë zyrtarisht për masën disiplinore që do të merret ndaj tij. /Telegrafi