
Zyrtare: Arsenali transferon Christian Norgaardin
Sport
July 10, 2025 - 14:22
Lajmet e fundit nga sporti
Arsenali ka njoftuar se është përforcuar me mesfushorin, Christian Norgaard.
Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një komunikate zyrtare.
“Jemi të kënaqur të njoftojmë se lojtari ndërkombëtar danez Christian Norgaard është bashkuar me klubin”, thuhet në njoftimin e klubit në X.
Mesfushori 31-vjeçar vjen nga Brentford, ku ka bërë 196 paraqitje në të gjitha garat, duke përfshirë 122 në Premierligë, duke shënuar 13 gola dhe duke dhënë 18 asiste. /Zëri