
Zyrtare: Prishtina e Re përforcohet me Amos Dadetin
Sport
July 10, 2025 - 13:42
Prishtina e Re ka njoftuar se është përforcuar me mesfushorin defanziv, Amos Dadet.
Lajmi është njoftuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në Facebook.
Amosi së fundmi ishte pjesë e ekipit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut. /Zëri
Postimi i plotë:
Amos Dadet bashkohet me KF Prishtina e Re
KF Prishtina e Re ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e mesfushorit defanziv Amos Dadet, 25-vjeçar nga Nigeria.
Amos së fundmi ishte pjesë e ekipit Voska Sport në Maqedoninë e Veriut, ku në edicionin e fundit zhvilloi 24 paraqitje duke treguar një performancë të qëndrueshme në mesfushë.
Me energji, disiplinë dhe aftësi për të kontrolluar mesfushën, Amos pritet të sjellë një dimension të ri për skuadrën tonë në Superligë.
Mirë se erdhe, Amos!