E kryer, Modriqi te Milani

E kryer, Modriqi te Milani

Sport July 10, 2025 - 10:00

Luka Modriq tashmë mund të konsiderohet lojtar i ri i Milanit.

Sipas gazetarit dhe ekspertit të transferimeve Fabrizio Romanos, Modriqi tashmë është lojtari më i ri i Milanit.

Modriqi nënshkroi një kontratë njëvjeçare te Milani, e vlefshme deri në qershor 2026, që do të mbërrijë pas Kupës së Botës për Klube, siç ishte planifikuar.

Ndeshja e fundit te mesfushorit kroat me Los Blancos ishte mbrëmë kundër PSG-së, në kuadër të gjysmëfinales së Kupës së Botës për Klube, ku skuadra parisiene mposhti atë spanjolle me rezultat të thellë 4-0, për të kaluar në finalen e madhe. /Zëri