
Goncalo Ramos festoi golin ndaj Real Madridit me një dedikim për Jotan
Sulmuesi i Paris Saint-Germain, Goncalo Ramos ia ka dedikuar golin ndaj Real Madridit mikut të tij tashmë të ndjerë, Diogo Jota.
PSG fitoi me rezultat të thellë 4-0 ndaj Real Madridit në gjysmëfinalen e Kupës së Botës për Klube, duke siguruar finalen e madhe ndaj Chelseat.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Fabian Ruiz (6’, 24’), Ousmane Dembele (9’) dhe Ramos (87’).
Megjithatë, goli i katërt i shënuar nga Ramos, edhe pse i parëndësishëm për rezultatin, ‘vodhi’ vëmendjen e tifozëve.
Gonçalo Ramos pays tribute to his friend, Diogo Jota ë pic.twitter.com/zZqYzj1fNQ
— Ligue 1 English (@Ligue1_ENG) July 9, 2025
E gjithë kjo për faktin se sulmuesi portugez u përkujdes që festën e golit të bëjë një dedikim për ish-bashkëlojtarin e tij te kombëtarja portugeze, Jotan.
“Doja vetëm të shënoja për t’i bërë dedikim mikut tim”, deklaroi Ramos pas ndeshjes.
Jota vdiq së bashku me vëllain e tij, Andre Silva, javën e kaluar në provincën e Zamorës në Spanjë, pas një aksidenti me veturë. /telegrafi/
Gonçalo Ramos fechou a goleada contra o Real Madrid e fez o festejo de Diogo Jota! ëpic.twitter.com/KAlez251JS
— B24 (@B24PT) July 9, 2025