Zyrtare: Florjan Smakiqi transferohet te Prishtina e Re

Zyrtare: Florjan Smakiqi transferohet te Prishtina e Re

Sport July 09, 2025 - 14:01

Florjan Smakiqi është transferuar te Prishtina e Re.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi, përmes një njoftimi në Facebook.

Portieri do të jetë debutues në edicionin e ri në Superligë.

26-vjeçari ishte pjesë e Feronikelit, ndërsa së fundmi i Dritës. /Zëri

Postimi i plotë:

Florjan Smakiqi bashkohet me KF Prishtina e Re

KF Prishtina e Re zyrtarizon afrimin e portierit Florjan Smakiqi, i cili do të jetë gardiani i portës në edicionin debutues në Superligë.

26-vjeçari sjell me vete një përvojë të rëndësishme në futbollin vendor, duke qenë pjesë e klubeve si Feronikeli dhe së fundmi Drita, me të cilat ka fituar dy tituj kampioni të Superligës së Kosovës, në edicionin 2018/19 dhe në edicionin 2024/25.

Transferimi i Smakiqit përbën një vlerë të shtuar për grupin tonë, si në aspektin e cilësisë në portë, ashtu edhe në atë të stabilitetit dhe përvojës që nevojitet për të garuar në Superligë!

Mirë se erdhe, Florjan Smakiqi!