Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin

Maldini: Faleminderit Zotit që s’jam përballur me Messin

Sport July 09, 2025 - 12:51

Paolo Maldini ishte përballur me shumë legjenda të futbollit gjatë karrierës së tij të bujshme, duke nisur nga Maradona, Ronaldo braziliani, Cristiano Ronaldo, Michel Platini, Zinedine Zidane e të tjerë.

Por ai që konsiderohet si mbrojtësi më i mirë në histori të futbollit nuk është përballur asnjëherë me atë që shumëkush e konsideron si futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi.

Dhe, legjenda italiane e Milanit ndihet me fat që nuk është ballafaquar me tetë herë fituesin e Topit të Artë pasi është i vetëdijshëm se “Pleshti” do të mundë t’ia shkaktonte një natë tmerri.

“Disa prej lojtarëve më të mëdhenj me të cilët jam përballur janë Maradona e Ronaldo (braziliani). Nuk kam luajtur kundër Messit, e falënderoj Zotin për këtë!”

Kur u pyet nëse Messi ishte me fat që s’ndodhi kjo përballje, Maldini ndërhyri menjëherë: “Jo, jo, unë isha ai që isha me fat!”.

Sigurisht se do të ishte mjaft interesante dhe madhështore po ta shihnim një duel Maldini – Messi kur të dy ishin në formën kulmore.