
Gjiganti italian synon transferimin e Asensios
Interi ia ka vënë syrin Marco Asensios, i cili është rikthyer te Paris Saint-Germain, pas një periudhe gjashtëmujore huazimi tek Aston Villa.
Sipas ekspertit të transferimeve të Football Italia, Alfredo Pedulla, mesfushori sulmues spanjoll ka tërhequr interesin e gjigantëve të Serie A, Inter.
Siç është raportuar nga gazetari italian, interesi i Interit për 29-vjeçarin nuk është krejtësisht i habitshëm duke pasur parasysh se Nerazzurrëve tashmë i ishte ofruar ish-yllit të Real Madridit në afatin kalimtar të janarit 2025.
Asensio është rikthyer te PSG pas një periudhe gjashtëmujore huazimi te Aston Villa, por ai nuk është pjesë e planeve të Luis Enriques në Paris.
Interi po kërkon një lojtar me aftësi të ngjashme, por ka synuar edhe mesfushorë sulmues më të shtrenjtë.
Asensio është i hapur për t’u transferuar në San Siro, megjithëse kushtet personale ende nuk janë diskutuar.
Kalimi i tij i mundshëm te Interi është një skenar që duhet të ndiqet nga afër në ditët në vijim, sipas Pedullas.