
Sonte mësohet finalisti i dytë në Botërorin e Klubeve
Sport
July 09, 2025 - 09:21
Sonte do të zhvillohet gjysmëfinalja e dytë mes Paris Saint-Germainit dhe Real Madridit në kuadër të Kupës së Botës për Klube.
Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “MetLife” në New Jersey dhe fillon në orën 21:00.
Fituesi i kësaj ndeshje do të kalojë në finalen e madhe dhe atje do të takohet me Chelsean, që fitoi mbrëmë ndaj Fluminenses me rezultat 2-0.
Finalja do të zhvillohet të dielën (13 korrik), në orën 21:00. /Zëri