Zekirija Ramadani i kënaqur pas fitores së Dritës ndaj Differdanges

Zekirija Ramadani i kënaqur pas fitores së Dritës ndaj Differdanges

Sport July 08, 2025 - 22:54

Trajneri i skuadrës së Dritës, Zekirija Ramadani, ka vlerësuar paraqitjen dhe rezultatin e arritur në fitoren minimale 1-0 ndaj Differdange, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues në Ligën e Kampionëve. 

Fitorja erdhi falë golit të Arb Manajt në minutën e 74-të, ndërsa takimi i kthimit do të luhet pas një jave në Luksemburg. 

“Rezultati është pozitiv. Goli erdhi me vështirësi. Kundërshtari u pa që ka disiplinë taktike. Nuk është rastësisht ekipi i vetëm në botë që nuk ka pësuar asnjë gol në ndeshjet në shtëpi. 

Ndeshja e parë, si për ne si për ata dhe presioni ishte në anën tonë. Por e pamë që kishim përballë një kundërshtar cilësor. 

Jam i kënaqur me këtë rezultat dhe tani e kemi më të lehtë pasi mund ta analizojmë ndeshjen. Mund t’i përmirësojmë gabimet që i kemi bërë. 

Duhet të luftojmë më tepër se sonte. I kuptoj lojtarët që mund të jetë vështirë. Por duhet të luftojmë më tepër, të vrapojmë më tepër”.  

“Goli i shënuar mund të na ndihmojë të krijojmë hapësirë në mbrojtjen e kundërshtarit në ndeshjen e kthimit. Mund të jetë goli i kualifikimit”, ka thënë Ramadani.