Real Madridi kërkon nga La Liga t’ia shtyjë ndeshjen hapëse

Real Madridi kërkon nga La Liga t’ia shtyjë ndeshjen hapëse

Sport July 08, 2025 - 18:06

Real Madrid ka kërkuar zyrtarisht nga La Liga që ta shtyjë ndeshjen hapëse të sezonit kundër Osasunës, e planifikuar për 19 gusht në “Santiago Bernabéu”.

Klubi madrilen është ende në garë në Kupën e Botës për Klube dhe kërkon më shumë kohë për pushim dhe përgatitje.

Osasuna dhe Federata Spanjolle e Futbollit janë të gatshme të pranojnë shtyrjen deri më 29 tetor. Megjithatë, La Liga ende nuk ka dhënë miratimin e saj.

Vendimi final pritet pas ndeshjes gjysmëfinale të Realit ndaj PSG-së këtë javë në kuadër të Kupës së Botës për Klube.