
Drilon Hajrizi vazhdon bashkëpunimin me Trepçën edhe për një vit
Sport
July 07, 2025 - 13:15
Drilon Hajrizi do të vazhdoj të jetë një basketbollist i KB Trepçës.
Kampioni në fuqi i Kosovës ka konfirmuar se Hajrizi ka nënshkruar kontratën e re dhe do të vazhdojë të mbetet në ‘Minatori’.
Hajrizi dhe Trepça kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit tjetër.
Njoftimi i plotë nga KB Trepça:
Djali që u rrit me ne vazhdon të jetë pjesë e klubit tonë
Drilon Hajrizi zyrtarisht vazhdon me ne edhe për këtë vit. Ai është shtylla e ekipit dhe figurë udhëheqëse brenda dhe jashtë parketit. Vazhdojmë bashkë drejt synimeve të mëdha.