Bëhet viral reagimi i Davies pasi mori vesh për lëndimin e rëndë të Musialas

Bëhet viral reagimi i Davies pasi mori vesh për lëndimin e rëndë të Musialas

Sport July 06, 2025 - 00:00

Ylli i Bayern Munich, Alphonso Davies, u bë viral me reagimin e tij pasi shoku i tij i skuadrës, Jamal Musiala, pësoi një dëmtim të rëndë në Kupën e Botës për Klube. 

Të shtunën në mbrëmje, fituesit e Ligës së Kampionëve, Paris Saint-Germain, siguruan një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Botës për Klube me një fitore mbresëlënëse 2-0 ndaj Bayern Munich në Mercedes-Benz Stadium në Atlanta. 

Pas një pjesë të parë pa gola, i riu Desire Doue shënoi në minutën e 71-të, ndërsa i favorizuari për Topin e Artë, Ousmane Dembele, dyfishoi epërsinë e PSG në momentet e fundit të ndeshjes. 

Megjithatë, momenti më i rëndësishëm i takimit erdhi vonë në pjesën e parë, kur ylli i Bayern, Musiala, pësoi një dëmtim të tmerrshëm në këmbë, duke detyruar ndalimin e lojës ndërsa 22-vjeçari u dërgua jashtë me barelë. 

Ky moment tronditi të gjithë shikuesit, përfshirë edhe shokun e skuadrës së Musialas, Davies, i cili po transmetonte live ndeshjen në platformën Twitch. 

Pas një dëmtimi që i dha fund sezonit të tij në fund të marsit, Davies ishte i detyruar të qëndronte në shtëpi ndërsa shokët e skuadrës udhëtuan në SHBA për Kupën e Botës për Klube. 

Sapo u bë e qartë se dëmtimi i Musialës ishte serioz, Davies hoqi menjëherë kufjet dhe ra në gjunjë, duke bërtitur: “Jo! O Zot jo, të lutem jo”. 

Duke luftuar me lotët, ishte e qartë se kanadezi u prek thellë nga ky moment, ndërsa vazhdoi të lutet që dëmtimi të mos ishte aq i keq sa dukej në televizion.