Shokët e Jota-s nga Liverpooli marrin pjesë në funeralin e tij dhe të vëllait

Shokët e Jota-s nga Liverpooli marrin pjesë në funeralin e tij dhe të vëllait

Sport July 05, 2025 - 13:17

Në një atmosferë të rënduar nga trishtimi dhe dhimbja, u mbajt sot ceremonia mortore për futbollistin Diogo Jota dhe vëllain e tij, Andre Silven, të cilët humbën jetën tragjikisht ditë më parë.

Ceremonia u zhvillua mes një pjesëmarrjeje të gjerë të familjarëve, miqve dhe komunitetit sportiv.

Në mesin e të pranishmëve ishin edhe trajneri i ri i Liverpoolit, Arne Slot, si dhe shumë bashkëlojtarë aktualë e ish-bashkëlojtarë të Jota-s, të cilët kishin ardhur për të nderuar kujtimin e tij.

Kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk, ishte i pranishëm, ashtu edhe Joe Gomez e Alexis MacAllister, por edhe ish-bashkelojtari i tij, Fabinho.

 

Image

Image

Image

Image