Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

Zyrtare: Kushtrim Gashi i bashkohet KF Dukagjinit

Sport July 03, 2025 - 21:45

Dukagjini ka bërë një hap të radhës në përforcimin e skuadrës për edicionin e ri, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit të njohur, Kushtrim Gashi.

32-vjeçari vjen nga skuadra malazeze Otrant-Olympic, pas një sezoni në Ulqin, ndërkohë që më herët ka qenë pjesë e disa klubeve të Superligës së Kosovës si FC Prishtina, FC Ballkani, KF Vëllaznimi, Besa Pejë dhe Istogu.

Përvoja e gjatë në futbollin vendor e bën Gashin një element me peshë për mesfushën e Dukagjinit, në një kohë kur skuadra kërkon balancë ndërmjet lojtarëve të rinj dhe atyre me përvojë.

Nga ana tjetër, Gashi nuk do të ketë sfidën për t’u përshtatur me filozofinë e ekipit pasi trajner është Ismet Munishi me të cilin ka punuar te Prishtina dhe Ballkani,.

Klubi beson se përfshirja e tij do të ndihmojë në forcimin e skuadrës, veçanërisht në aspektin e organizimit dhe stabilitetit në mesfushë.