Zyrtare: Milani transferon Ramuele Riccin

Zyrtare: Milani transferon Ramuele Riccin

Sport July 03, 2025 - 20:49

Milani ka zyrtarizuar blerjen e Samuele Riccit nga Torino dhe ai do të veshë fanellën me numër 4 në San Siro.

Kontrata e tij është e vlefshme deri në qershor të vitit 2029, por klubi ka mundësinë ta zgjasë edhe për një sezon tjetër, deri në qershor të vitit 2030.

Mesfushori kishte qenë në radarin e tyre për disa vite, ndërsa ishte i kërkuar edhe nga Manchester City, Napoli dhe të tjerë.

Megjithatë, marrëveshja u përfundua më në fund këtë verë për rreth 25 milionë euro duke përfshirë bonuset, me shifrën përfundimtare që besohet të jetë 23 milionë euro plus 2 milionë euro në bonuse.

Lojtari iu nënshtrua vizitave mjekësore sot dhe nënshkroi kontratën.

“Jam shumë i lumtur, Forza Milan”, u tha ai gazetarëve kur po largohej nga selia e Casa Milan këtë mbrëmje.

Ricci mbush 24 vjeç muajin tjetër dhe tashmë ka 10 ndeshje me kombëtaren e Italisë.