FC Prishtina 01 mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve në futsall

FC Prishtina 01 mëson kundërshtarët në Ligën e Kampionëve në futsall

Sport July 03, 2025 - 16:40

Pas sukseseve të viteve të fundit dhe ngritjes së vazhdueshme në arenën ndërkombëtare, FC Prishtina 01 e nis këtë edicion të UEFA Futsal Champions League nga Main Round – Path A, që u është rezervuar kampionëve të ligave më të forta evropiane. 

Kampioni i Kosovës, FC Prishtina 01, është pjesë e Grupit 4, ku do të përballet me: Sporting CP (Portugali), Kairat Almaty (Kazakistan) dhe Novo Vrijeme Makarska (Kroaci).

Ndeshjet do të zhvillohen nga 28 tetori deri më 2 nëntor 2025, në qytetin Makarska të Kroacisë.

Ky grup është pjesë e fazës Main Round – Path A, e cila përfshin skuadra me koeficientet më të larta në futsallin evropian.

Rregullorja e UEFA-s parashikon që tri vendet e para në grup të kalojnë në fazën e 1/16-ave, duke mbajtur gjallë ëndrrën për kualifikim në “Elite Round”.

Me përvojën e fituar në vitet e fundit, FC Prishtina 01 synon ta sfidojë çdo kundërshtar dhe të shkruajë një tjetër kapitull të ri në historinë e klubit dhe futsallit kosovar.