“Do të na mungosh shumë”, Klopp emocionon me reagimin për Jotan

“Do të na mungosh shumë”, Klopp emocionon me reagimin për Jotan

Sport July 03, 2025 - 16:14

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i ka bërë homazh Diogo Jotas, njeriut që e solli te Reds nga Wolverhampton në vitin 2020.

Gjatë ditës së sotme (e enjte) erdhi lajmi se sulmuesi portugez 28-vjeçar, së bashku me vëllain e tij kanë vdekur pas një aksidenti trafiku në provincën e Zamorës në Spanjë.

Vdekja e tyre erdhi pasi vetura e tyre Lamborgini thuhet se doli nga rruga pas shpërthimit të gomës dhe pastaj mori flakë, duke lënë të vdekur të dy lojtarët, duke shkaktuar reagime të shumta.

 

Reagimi i fundit ka ardhur nga ish-trajneri i tij gjerman te Liverpooli, Klopp, i cili ndihet i trishtuar pas largimit për vdekjen e sulmuesit portugez.

“Ky është një moment ku unë kam vështirësi! Duhet të ketë një qëllim më të madh, por unë nuk mund ta shoh!”.

“Jam i trishtuar kur dëgjova për ndarjen nga jeta të Diogos dhe vëllait të tij, Andres”.

“Diogo nuk ishte vetëm një lojtar fantastik, por edhe një mik i shkëlqyer, një bashkëshort dhe baba i dashur dhe i kujdesshëm”.

“Do të na mungosh shumë. Të gjitha lutjet, mendimet dhe fuqia ime për Ruten, fëmijët, familjen, miqtë dhe të gjithë ata që i deshën! Pusho në paqe – Me dashuri”, ka shkruar Klopp.