Zyrtare: Edon Sadriu rikthehet te Llapi

Zyrtare: Edon Sadriu rikthehet te Llapi

Sport July 02, 2025 - 22:29

Llapi ka zyrtarizuar rikthimin e sulmuesit të krahut, Edon Sadriu, i cili ka nënshkruar për sezonin 2025/26.

28-vjeçari kthehet në “Zahir Pajaziti” pas tri viteve me Ferizajn, ku shërbeu si kapiten dhe u dallua si një nga lojtarët më të spikatur të skuadrës.“Klubi Futbollistik Llapi ka kënaqësinë të njoftojë rikthimin në skuadër të sulmuesit të krahut, Edon Sadriu, i cili ka nënshkruar kontratë për edicionin 2025/26”, thuhet në postimin e klubit nga Podujeva.

 

“28-vjeçari rikthehet në “Zahir Pajaziti” pas tri sezoneve të suksesshme me FC Ferizaj, ku ishte kapiten dhe njëri ndër futbollistët me paraqitjet më të mira në skuadër”.

“Me përvojën dhe cilësitë e tij, Sadriu pritet t’i japë më shumë cilësi repartit ofensiv të bardhekaltërve, duke qenë një përforcim i rëndësishëm për sezonin e ri”, thuhet më tej në njoftim.Pas zyrtarizimit, Sadriu ka pozua me fanellën e klubit dhe është i gatshëm të përkushtohet maksimalisht për ngjyrat bardhekaltër.