
Real Madridi eliminon Juventusin dhe kalon në çerekfinale të Kupës së Botës për Klube
Real Madridi e ka eliminuar Juventusin me rezultat 1-0 në Kupën e Botës për Klube, për të kaluar në çerekfinale.
Fillimisht, Zonja e Vjetër e nisi më mirë ndeshje, duke rrezikuar qysh në minutën e tetë përmes Randal Kolo Muanit, por që goditja e tij ishte e pasaktë.
Los Blancos filluan ta marrin nën kontroll ndeshje, duke krijuar raste të rrezikshme, por sukses.
Jude Bellingham lëshoi një mundësi të artë në minutën e 30-të, pasi nuk arriti ta fuste topin në rrjetë.
Real Madrid’s Missed Chances Force Draw Against Juventus at Halftime _ FIFA Club World Cup
Michele Di Gregorio (45+1’) shpëtoi edhe njëherë Juventusin, duke i pritur goditjen Federico Valverdes.
Në 45 minutat e dytë nuk është se dalloi shumë ritmi i lojës, por skuadra spanjolle ia doli të shënonte golin e fitores.
Bellingham dhe Dean Huijsen testuan Di Gregorion, por gardiani i Juventusit nuk u mposht.
Mirëpo, në minutën e 54-të, nga një asistim i Trent Alexander-Arnold, Gonzalo Garcia realizoi me kokë, për t’i dhënë epërsinë skuadrës së tij.
Edhe Valverde (61’) testoi portierin e Bianconerëve, mirëpo kësaj herë ishte i sigurt me një super pritje.
Ard Guler lëshoi jë goditje të rrezikshme në minutën e 72-të, ndërsa Di Gregorio ishte më meritoi që Juventusi nuk pësoi debakël të dytë, pas atij me Manchester Cityn.
Dhjetë minuta më vonë, edhe Aurelien Tchoumaeni testoi portierin e skuadrës italiane, por as francezi nuk ia doli.
Kjo fitore e ndihmoi Real Madridit që të kalonte në çerekfinale, aty ku do të përballet me fituesin e dueli Dortmund-Monterrey.