Zyrtare: Trimror Selimi transferohet te Deçiqi

Zyrtare: Trimror Selimi transferohet te Deçiqi

Sport July 01, 2025 - 18:52

Klubi shqiptar nga Mali i Zi, Deçiqi i Tuzit ka transferuar një futbollist nga Kosova.

Bëhet fjalë për Trimror Selimin, i cili tashmë ka nënshkruar me klubin shqiptar nga Mali i Zi, pas një aventure në futbollin shqiptar.

Selimi së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës në Shqipëri.

24-vjeçari më pare ka bërë karrierë edhe te Llapi, Prishtina e Ulpiana.

Deçiqi sezonin e kaluar e fitoi Kupën e Malit të Zi dhe do të luajë në kualifikimet e Ligës së Konferencës. /Zëri