Ansu Fati zyrtarizohet te Monaco

Ansu Fati zyrtarizohet te Monaco

Sport July 01, 2025 - 17:25

Monaco ka bërë lëvizjen e tretë në këtë afat kalimtar.

Pas Paul Pogbas dhe Eric Dierit, “bardhekuqtë” kanë siguruar shërbimet e Ansu Fatit.

Fati, do t’i bashkohet në formë huazimi me të drejtë blerjeje për 11 milionë euro.

Ai zgjodhi numrin 31 në fanellë, numër që e kishte pasur fillimisht në debutimin e tij me Barcelonën si edhe te Brightoni.