Bayern Munich hyn në garë për yllin e Man Utd

Bayern Munich hyn në garë për yllin e Man Utd

Sport July 01, 2025 - 12:48

Sulmuesi anglez, Marcus Rashford, mund të përfundojë në Bundesligë, pasi Bayern Munich po shqyrton transferimin e tij këtë verë.

Sipas gazetës gjermane Bild, Bayern Munich po shqyrton mundësinë e transferimit të sulmuesit të Manchester Unitedit, Marcus Rashford.

27-vjeçari shihet si një profil ideal për skuadrën e Vincent Kompany, dikush që do të ishte i aftë të luante si sulmues anësor i majtë dhe si qendërsulmues.

Thuhet se United kërkon rreth 45 milionë euro për lojtarin, i cili nuk ka të ardhme në klub nën drejtimin e Ruben Amorimit.

Megjithatë, Bayerni ka shumë mundësi të tjera që i monitoron, duke përfshirë Bradley Barcolan, Nico Williamsin, Rafael Leaon dhe Luis Diazin.

Rashfordi duket se është më poshtë tyre në atë listë të ngushtë, por ka gjasa të transferohet, pasi secila marrëveshje tjetër është më e vështirë.