Duka: Nuk jemi heronj kur fitojmë, as tradhtarë kur humbasim

Duka: Nuk jemi heronj kur fitojmë, as tradhtarë kur humbasim

Sport June 26, 2025 - 09:21

Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF 2025 mbajti punimet këtë të mërkurë në Shtëpinë e Futbollit, duke bërë bashkë të gjitha strukturat përfaqësuese të futbollit shqiptar.

Nën drejtimin e Presidentit Armand Duka dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së, në këtë Asamble morën pjesë jo vetëm përfaqësuesit e shoqatave anëtare, por nderuan me praninë e tyre edhe përfaqësuesi i FIFA-s, Marco Ferri, përfaqësuesi i UEFA-s, Jozef Kliment si edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

I pari i futbollit shqiptar lëshoi një deklaratë të fortë ndaj tifozëve, duke thënë se futbollistëve nuk iu pëlqen të quhen heronj kur fitojnë e as tradhtarë kur humbasin.