
Zyrtare: Vesel Limaj transferohet te Drita
FDrita ka zyrtarizuar përforcimin më të ri në skuadër, mesfushorin Vesel Limaj.
Klubi nga Gjilani ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me futbollistin, i cili ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon tjetër.Limaj u prezantua nga drejtori sportiv Valon Zymberi, i cili theksoi përkushtimin dhe përpjekjet e vazhdueshme për të sjellë lojtarin në skuadër, duke e cilësuar atë si një përforcim me cilësi të lartë.
Mesfushori 27-vjeçar së fundmi ishte pjesë e Malishevës dhe pritet të jetë një armë e rëndësishme për trajnerin Zekirija Ramadani në sezonin e ri.
Limaj do t’i bashkohet skuadrës në fazën përgatitore që nis më 1 korrik.
Drita pret që ai të shtojë konkurrencën dhe të kontribuojë në objektivat e klubit për edicionin e ardhshëm.