
Arrihet marrëveshja përfundimtare, Pogba bëhet me skuadër të re
Paul Pogba do t’i bashkohet gjigantit francez Monaco si lojtar i lirë, pasi ka arritur një marrëveshje totale.
Lajmi është konfirmuar tanimë edhe nga eksperti i merkatos, Fabrizio Romano.
“Paul Pogba te AS Monaco, ja ku shkojmë. Marrëveshje verbale në fuqi, kontratë deri në qershor 2027”, ka shkruar Romano në rrjetet sociale.
Sipas raportimeve, detajet përfundimtare janë zgjidhur dhe kontrata do të shqyrtohet nga avokatët në orët e ardhshme.
ë BREAKING: Paul Pogba to AS Monaco, here we go! Verbal agreement in place, contract until June 2027.
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) June 24, 2025
Final details have been sorted, contract to be checked by lawyers in next hours and then Paul will fly to Monaco in 24h.
Medical tests later this week. Pogback. ë pic.twitter.com/0G73AM80OL
Pogba pritet të udhëtojë drejt Monakos brenda 24 orëve për të nisur procedurat e transferimit. Testet mjekësore janë planifikuar për më vonë gjatë javës.
Mesfushori francez ishte liruar nga Juventusi 18 muaj më parë, pas një dënimi për doping që e mbajti larg fushave.
Tani Pogba synon të rikthehet në nivelet më të larta të futbollit, pasi me Monacon do të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm. /Telegrafi