Interi fiton në frymën e fundit përballë Urawa Reds

Interi fiton në frymën e fundit përballë Urawa Reds

Sport June 21, 2025 - 23:04

Interi ka triumfuar 2-1 në frymën e fundit përballë Urawa Reds në Kupën e Botës për Klube.

Pas vetëm 11 minutash lojë, Reds kaluan në epërsi me golin e Ryoma Watanabe, që u asistua nga Kaneko.

Nerazzurët tentuan nga të gjitha anët që të barazonin rezultatin në 45 minutat e parë, mirëpo e kishin të pamundur.

Kjo gjë ndodhi vetëm një minutën e 78-të, kur Lautaro Martinez realizoi për 1-1 me asistimin e Nicolo Barellas.

Skuadra italiane ishte shumë me fat, pasi Valentin Carboni (90+3′) realizoi për 2-1, duke shpëtuar ekipin e tij nga eliminimi.

Me këtë fitore, Interi shkon në 4 pikë, një më shumë se River Plate që ka një ndeshje më pak.